Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Përqafimi i IA, kusht thelbësor për intervistat e punës në 2025
Ndërsa kompanitë po integrojnë inteligjencën artificiale (IA) në çdo hallkë të punës së tyre, avantazhi konkurrues nuk lidhet më vetëm me teknologjinë, por edhe me njerëzit që dinë ta përdorin atë.Sipas raportit vjetor Work Trend Index 2024 nga Microsoft dhe LinkedIn, 66% e drejtuesve të bizneseve deklarojnë se nuk do të punësonin askënd pa aftësi në AI.Rekrutuesit dhe drejtuesit po e ndryshojnë procesin e përzgjedhjes, duke u dhënë përparësi kandidatëve që jo vetëm kanë aftësi profesionale, por dinë të përdorin IA në praktikë.Në shumë raste, këto aftësi po vlerësohen më shumë sesa përvoja apo formimi akademik. Intervistat tashmë përfshijnë pyetje konkrete mbi përdorimin e mjeteve të IA ose detyra praktike, ku kandidatët testohen në kushte të ngjashme me ato të punës reale.“Çdo organizatë po kërkon...