PS mbledh grupin parlamentar, Rama i pranishëm, cili do të jetë fokusi i diskutimeve

PS mbledh grupin parlamentar, Rama i pranishëm, cili do të jetë fokusi i diskutimeve

kryeministri rama mberrin ne kryesi TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme grupin parlamentar, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku i pranishëm është dhe vetë kryeministri Edi Rama. Mbledhja do të drejtohet nga Taulant Balla, i cili u emërua dhe kryetar i grupit, ndërsa në fokus të diskutimeve do të jenë ndryshimet që socialistët kërkojnë të bëjnë në rregulloren e Kuvendit, si dhe në përbërjen e komisioneve parlamentare. PS ka këtë sesion parlamentare 83 deputetë, duke i dhënë mundësi të qeverisin të pashqetësuar. Në Asamblenë Kombëtare të PS-së që u mbajt javën e kaluar, Rama njoftoi se në këtë legjislaturë do të kërkohet një reformim i vetë Kuvendit, duke nisur nga ulja e numrit të deputetëve, te ndryshimi i komisioneve parlamentare.  Ndërkohë që...