Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nis paraqitja e provave nga mbrojtja. Dëshmon ish-diplomati amerikan
Sot mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave të saj për gjyqin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara nga Hagë. Mbrojtja e Hashim Thaçit ka thirrur 11 dëshmitarë, një pjesë e të cilave janë figura të larta dhe të rëndësishme. Dëshmitari i parë që është ftuar është James Rubin, ish-diplomati dhe ish-ndihmësi i sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. Ai do të nisë sot duke filluar nga ora 09:00 dëshminë e tij para Gjykatës Speciale. Mbrojtja e të akuzuarve ka thënë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale. Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra, në mesin e tyre: Wesley Clark, William...