Ekstradohen dy persona, njëri ishte me masë sigurie nga GJKKO

Ekstradohen dy persona, njëri ishte me masë sigurie nga GJKKO

Dy persona janë ekstraduar së fundmi nga Interpol Tirana. Një 29-vjeçar u ekstradua nga Italia. Ai akuzohet nga SPAK për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve kryer në bashkëpunim. Për këtë arsye GJKKO i ka caktuar arrest me burg. “Gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë”, njoftoi policia. Ndërsa një 20-vjeçar u ekstradua nga Gjermania. I riu ishte dënuar dy herë për vjedhje. “Gjykata e Tiranës e ka dënuar dy herë, përkatësisht me 8 muaj në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja””, njoftoi policia.