Vuelta e Spanjës mbyllet pa një finish dhe mes protestave, danezi Vindegaard shpallet fitues

Vuelta e Spanjës mbyllet pa një finish dhe mes protestave, danezi Vindegaard shpallet fitues

15 Shtator 2025 10:01 Telesport Çiklisti danez Jonas Vindegaard është shpallur fitues i Vueltës së Spanjës 2025, një nga tri turnetë më të mëdhenj në botë në sportin e biçikletës. Pas 21 etapave, ose më saktë 20, danezi dha kohën e përgjithshme 74h20’28”. Ky edicion pati mjaft protesta nga ana e qytetarëve për luftën Izrael-Palestinë dhe një e tillë prishi festën e mbylljes. Etapa e 21-të nuk pati fitues për shkak të protestës së madhe dhe rrëmujës që njerëzit bënë në Madrid, që bllokoi çiklistët. Për pasojë, fituesi i turneut u shpall pa patur një finish të denjë për këtë event. Në vendin e dytë u rendit portugezi Joao Almeida, me +1’16”, ndërsa në të tretin u klasifikua çiklisti britanik Tom Pidcock (+3’11”).