Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë: Autonomia e pushtetit vendor, gur themeli…

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë: Autonomia e pushtetit vendor, gur themeli…

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë që shënohet sot (15 shtator), ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë kanë publikuar dje një deklaratë të përbashkët për shtyp në të cilën theksojnë rëndësinë e qeverisjes vendore. Në këtë komunikatë, dy ambasadat theksojnë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik. Autonomia e qeverisjes vendore është gur themeli i çdo demokracie të shëndetshme, deklarojnë ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në vendin tonë. “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Zvicra dhe Suedia riafirmojnë partneritetin e tyre të gjatë me Shqipërinë për të çuar përpara sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Sot, ne theksojmë rolin thelbësor të qeverisjes vendore në zhvillimin demokratik dhe riafirmojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Shqipërinë, ndërsa punojmë krah për krah për...