Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I riu 22-vjeçar zhduket nga banesa/ Babai i alarmuar denoncon të birin në polici
Një baba ka ngritur alarmin për zhdukjen e të birit, i cili është larguar nga banesa. 63-vjeçari ka denoncuar në polici një ditë më parë zhdukjen e 22-vjeçarit me iniciale E. K.. “Më datë 14.09.2025, ka kallëzuar shtetasi Z. K., 63 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi E. K., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njoftoi policia.