Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarr në dy objekte banimi në Shkodër, shkrumbohen katër shtëpi
Dy objekte në të cilat banonin disa familje u përfshinë nga flakët nga një zjarr në rrugën Omaraj në qytetin e Shkodrës. Këto ndërtesa u dogjën plotësisht, ndërsa rrezikuan edhe disa të tjera që ishin ngjitur me ta. Nga flakët e zjarrit nuk pati të lënduar në njerëz kjo falë edhe ndërhyrjes së shpejtë të një qytetari i cili mes flakëve nxori nga banesa një bombol gazi dhe një çift të moshuarish duke iu shpëtuar jetën përpara se të asfiksoheshin. Automjetet e zjarrëfikëse patën vështirësi për të mbërritur në vendngjarje për shkak të rrugicave të bllokuara nga parkimet e automjeteve. Ndërhyrja për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve u bë e mundur nga dy anët e rrugës por për zjarrëfikëset ishte një operacion i vështirë. 6...