Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Peleshi mbledh sot krerët e grupeve parlamentare, në fokus struktura e re e komisioneve
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, do të zhvillojë ditën e sotme një takim konsultues me krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi formimin e organeve të reja të parlamentit. Takimi do të mbahet në orën 11:00 dhe pritet të trajtojë përzgjedhjen e anëtarëve të delegacioneve, Byrosë së Kuvendit dhe Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren. Gjatë mbledhjes, Peleshi do t’u prezantojë palëve edhe një draft për ndryshimin e shpejtë të Rregullores së Kuvendit, i cili synon rikonceptimin e Komisioneve Parlamentare. Ky model është propozuar më herët nga kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste më 11 shtator, ku u bë edhe prezantimi i kabinetit të ri qeveritar. Plani i mazhorancës ditën e nesërme Kuvendi pritet të mblidhet paradite për ngritjen...