Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Goditen firmat piramidale online Xuex, 6 të arrestuar, në kërkim çifti i bashkëshortëve, operacioni në 5 qytete…
Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur skemat piramidale online në Shqipëri, duke finalizuar me arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Gjatë hetimit disa mujor të koduar “Xuex” u kryen 83 kontrolle personash dhe banesash në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Aksioni nisi në Fier dhe u finalizua pikërisht në këtë qytet. Policia sekuestroi 50 celularë, 11 kompjutera, hard-disqe, DVR, një makinë dhe shuma të konsiderueshme parash. Hetuesit zbuluan bazën e grupit, një lokal në zonën e Lushnjes në pronësi të Arbër Çelës. Gjithashtu, për llogari të hetimit, autoritetet shqiptare bllokuan 6 llogari të kriptomonedhave. Të arrestuarit janë agjentë në terren që promovonin dhe rekrutonin qytetarët për të investuar në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë...