Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani fitoi ndeshjen, por humbi dy titullarë. Frikësojnë dëmtimet e Maignan dhe Pavlovic
15 Shtator 2025 7:54 Alfred Lleshi Milan fitoi ndeshjen e parë në “San Siro” për këtë edicion të ri, kundër Bologna, falë golit të parë të Modric në Serie A, por humbi për shkak dëmtimi Maignan dhe Pavlovic. Portieri francez kërkoi zëvendësim në pjesën e dytë për një shqetësim në pulpën e djathtë (më pas u largua nga stadiumi me paterica), ndërsa qendërmbrojtësi serb u ndal nga një problem në fleksorin e kofshës së majtë. Të dy do të vlerësohen në ditët në vijim për të përcaktuar kohën e rikuperimit. Për Maignan ekziston frika e një ndalese mesatare deri të gjatë. Trajneri Allegri komentoi dëmtimin e Maignan, i dalë nga loja në minutën e 55-të: “Ndoshta në Udine nuk do të jetë, pulpa është e...