Raphinha, jashtë formacionit për thyerje disipline? Flick eviton polemikat: Duhet të zgjedh vetëm 11…

Raphinha, jashtë formacionit për thyerje disipline? Flick eviton polemikat: Duhet të zgjedh vetëm 11…

15 Shtator 2025 8:04 Alfred Lleshi Barcelona shkatërroi Valencian 6-0 në javën e katërt të La Liga-s, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, vetëm dy më pak se Real Madridi i Xabi Alonso. Trajneri Hansi Flick tha pas ndeshjes: “Fermin Lopez? Bëri një ndeshje të shkëlqyer, por jo vetëm ai. E gjithë skuadra u argëtua. Me mbylljen e merkatos, të gjithë mund të përqendroheshin te loja. Eric dhe Cubarsí mbrojtën shumë mirë, edhe mesfusha funksionoi në mënyrë të shkëlqyer”. Për zgjedhjen në sulm: “Ferran apo Lewandowski? Kemi një skuadër fantastike, do të ketë hapësirë për të gjithë. Është luks të zgjedhësh mes tyre”. Për Raphinha, i aktivizuar vetëm në pjesën e dytë, teksa mediat iberike shkruajtën se ky ishte dënim për të, pasi ishte...