Myftiu i Shkodrës: Të futet edukata fetare si lëndë në shkolla, të mësojmë për Zotin

Myftiu i Shkodrës: Të futet edukata fetare si lëndë në shkolla, të mësojmë për Zotin

Në një intervistë, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, foli në lidhje me ngjarjet kriminale që kanë tronditur qytetin në ditët e fundit. Në këtë kontekst, Myftiu hodhi një propozim të rëndësishëm për të reflektuar mbi rolin e fesë dhe edukimit shpirtëror në shoqëri duke shprehur idenë për futjen e një lënde të edukatës fetare në shkolla, e cila do t’u mësojë fëmijëve për ekzistencën e Zotit. Myftiu Sytari theksoi se kthimi drejt Zotit dhe edukimi mbi besimin janë thelbësorë për të ndalur degradimin moral që, sipas tij, sjell pasoja të drejtpërdrejta në shoqëri. Ai theksoi se bashkë me përfaqësues të besimeve të tjera fetare, kanë ngritur zërin prej vitesh për përfshirjen e një lënde mbi edukatën fetare në shkolla, me qëllim që fëmijët të mësohen...