Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Eurobasket 2025/ Gjermania rikthehet në fronin e Europës pas 32 vitesh, mund Turqinë në finale
Gjermania është shpallur kampione e Europës në basketboll për meshkuj. Në finalen e Eurobasket 2025 të luajtur në Riga të Letonisë, skuadra gjermane mundi 88-83 Turqinë, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Për Gjermaninë ky është titulli i dytë në histori pas atij të fituar në vitin 1993, duke u rikthyer në fronin e kampionit të Europës pas 32 vitesh. Ndërkohë që, Gjermania është edhe kampione e botës në fuqi. Për Turqinë një finale e humbur në “fotofinish”, duke mos ngritur dot lart trofeun, në një ndeshje që në përgjithësi e udhëhoqi, por pa mundur dot të bëjë hapin e fundit. Përvoja e Gjermanisë bëri diferencën në fund. Perioda e parë është e ekuilibruar, me gjermanët që udhëheqin 24-22, por në çerekun...