Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Jam infektuar me Hepatit C”/ Inskenoi vdekjen e tij, Pecorelli ankohet nga burgu: Kam humbur 12 kilogramë
Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i dënuar në Shqipëri pasi inskenoi vdekjen e tij, ka dërguar një letër për ndihmë senatorit italian Walter Verini, sekretar i Komitetit të Drejtësisë në Senat dhe figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike Kombëtare. Pecorelli pretendon në letrën se po mbahet padrejtësisht në “Burgun 313”. Ai e cilëson burgun si më të ashpërin dhe më famëkeqin në Shqipëri, ku ndan një qeli të vogël me shtatë persona të tjerë, duke jetuar në kushte të rënda higjieno-sanitare. Ai i bën thirrje senatorit Verini që të ndërhyjë për të hedhur dritë mbi çështjen gjyqësore në të cilën është i përfshirë, duke theksuar rëndësinë e seancës përfundimtare që do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 18:00, në Gjykatën e Apelit në Tiranë. “Kam kontraktuar...