“Rama 4”/ Kryeministri dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

“Rama 4”/ Kryeministri dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar zarfin me emrat e kabinetit të ri në presidencë për t’u dekretuar; duke arritur rreth 80 emërime ministrash në 4 qeveritë e tij. Shtatorin e 12 viteve më parë kryetari i PS-së krijoi qeverinë e tij të parë në koalicion me LSI-në, e cila shënjohet si më e madhja në 4 mandate me 20 anëtarë, 19 ministri dhe një zëvëndëskryeministër. Numri i ministrive erdhi në tkurrje, me ulje ngritje ndër vite, derisa vendosi të emërojë në mandatin e katërt 17 ministra. Risia që tërhoqi vëmendjen globale ishte sidomos Diella, e cila i përket botës së inteligjencës artificiale. Në pozicionin e pandryshueshëm qëndron veç ai në 12 vite kryeministër i Shqipërisë, ndërsa ministrja e katër qeverive pa ndërprerje të Ramës rezulton...