“Spiunë” për administratën, ministria: projektligj për sinjalizuesit, do raportojnë çdo ankesë dhe shkelje

“Spiunë” për administratën, ministria: projektligj për sinjalizuesit, do raportojnë çdo ankesë dhe shkelje

Për të mbrojtur dhe ardhur në ndihmë individëve të cilët punojnë në institucionet publike dhe private dhe ndihen të diskriminuar apo keqtrajtuar në vendin e punës, si dhe ata që vërejnë abuzime, do të ngrihen njësi speciale për të raportuar ankesat. Të quajtur sinjalizues, çdo person që punon në një biznes mbi 50 punonjës, apo drejtori publike do ketë të drejtë të denoncojë në to padrejtësitë dhe shkeljet në vendin e punës. Nëpërmjet një projektligji të hedhur për konsultim publik, Ministri për Shtetin dhe Administratën Publike synon mbrojtjen e çdo individi që përballet me mosbesim, kundërshtime, hakmarrje dhe masa qe kufizojnë të drejtat dhe mundësitë e tij për karrierë. “Sinjalizues konsiderohet çdo individ që raporton ose publikon informacion mbi një shkelje të mundshme të kuadrit...