Shqipëria fut Vuçiçin në panik, kritikët e presidentit: Spostoi ndeshjen nga Beogradi nga frika e protestuesve

Shqipëria fut Vuçiçin në panik, kritikët e presidentit: Spostoi ndeshjen nga Beogradi nga frika e protestuesve

Kaosit politik në Serbi me sa duket i shtohet si qershia mbi tortw ndeshja kundër Shqipërisë e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit, e planifikuar më 11 tetor. Në ndeshjen e fundit në “Marakana” përballë Anglisë ku vendasit u shkatërruan 5-0, gjërat janë përkeqësuar më tepër, jo vetëm në aspektin sportive por me sa duket edhe atë politik pasi në stadium veç thirrjeve raciste kundër Kosovës, kanë qenë të pandalshme edhe ato anti-Vuçiç. Janë këto të fundit dhe frika e kaosit të pakontrollueshëm që me sa duket detyruan presidentin serb, sipas mediave vendase t’i kërkonte Federatës së Futbollit të Serbisë që të bënte një ndryshim të stadiumit për ndeshjen pasardhëse që është ajo me Shqipërinë. Po sipas tyre, ky spostim lidhet me kontrollimin dhe mbajtjen e...