Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Rezistenca ndaj antibiotikëve”, mjekja paralajmëron: Po rikthehen sëmundje që ishin zhdukur
Ekziston një paradoks që shpesh nuk e vëmë re: antibiotikët, mjekimi që gjatë shekullit të fundit shpëtoi miliona jetë, duket se po kthehen në arsyen se përse nesër një infeksion i thjeshtë mund të na kushtojë rëndë, ndoshta edhe jetën. Përdorimi i tyre pa kriter, përdorimi i tyre tek kafshët me mishin e të cilave ushqehehmi, po bëjnë që të rritet rezistenca ndaj antibiotikëve. Por, nuk është trupi ynë që bëhet rezistent, por vetë mikrobi, i cili nuk njeh kufij: qarkullon në ajër, në ushqim, në tokë, duke na rikujtuar se shëndeti nuk është kurrë vetëm çështje individuale. Këto dhe të tjera pyetje i trajton episodi i 35-të i Apostrof Podcast, ku i ftuar është mjekja infeksioniste Dr. Alma Hoxha. Me një përvojë të gjatë...