Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Xhaferri: Agresioni i aksionerit të ‘Air Albania’ ndaj gazetarit të Piranjave, institucionet të vihen në lëvizje!
Deputeti i PD-së, njëherazi dhe kreu i FRPD, Besart Xhaferri, ka reaguar për dhunën e ushtruar nga aksionari i stadiumit ‘Air Albania’, ndaj gazetarit dhe operatorit të emisionit investigativ ‘Piranjat’. ‘Agresioni i aksionerit të ‘Air Albania’ ndaj gazetarit të Piranjave, institucionet të vihen në lëvizje!’, shkruan Xhaferri në Facebook. Postimi i plotë: Agresioni i aksionerit të “Air Albania” ndaj gazetarit të Piranjave, institucionet të vihen në lëvizje! Dënoj ashpër agresionin e aksionerit të kompanisë “Air Albania” Sinan Idrizi ndaj gazetarit të “Piranjave” Edon Kuqi dhe kameramanit të këtij emisioni, që kishin shkuar aty për të marrë informacion në kuadër të një investigimi. Sinan Idriz dhe vartësit e tij, që do duhet të përgjigjen përpara institucioneve për udhëtimet e Edi Ramës në mungesë të plotë transparence...