Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë/ Zvicra dhe Suedia: Shqipëria, të respektojë autonominë e pushtetit vendor
Ambasada e Zvicrës dhe Suedisë, kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për media, me rastin e ditës së demokracisë. Në këtë deklaratë, dy vendet e njohura si partnere të ngushtë të projekteve të shumta për ndihmën e komuniteteve vendore, i bëjnë thirrje qeverisë dhe Parlamentit që të respektohet autonomia e pushtetit vendor. “Një vetëqeverisje vendore autonome është gurthemeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit – duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore”, theksohet në deklaratë. Dita Ndërkombëtare e Demokracisë: Deklarata e përbashkët nga ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë Ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në Shqipëri lëshojnë një deklaratë të përbashkët për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë – 15...