Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Aksident në Elbasan, automjeti përfundon i përmbysur në mes të rrugës
                            Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Papër. Mësohet se një automjet tip Benz e ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës. Megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident. Ndërkohë shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta. Siç shihet edhe në pamje makina është përmbysur dhe njerëz të shumtë janë mbledhur pranë.