Akuzohet për vdekjen e turistes angleze: Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen e Saimir Kushovës

Akuzohet për vdekjen e turistes angleze: Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen e Saimir Kushovës

Gjykata e Sarandës ka vendosur ta kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i cili akuzohet për vdekjen e turistes britanike Rebbeca Gannon, e cila humbi jetën tragjikisht tre vite më parë teksa bënte zhytje me ekspeditë në bregdetin shqiptar. Konkretisht Kushova akuzohet për “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vendimi për dërgimin e çështjes për gjykim u mor më datë 11 shtator, ndërsa më herët dosja ishte kthyer për plotësim të hetimeve, pasi ishin konstatuar mangësi. Si ndodhi ngjarja? Në 19 shtator 2022 në Gjirin e Sarandës 8 të huaj bashkë me 3 shqiptarë ishin në anije. 29-vjeçarja, Rebecca Ganon kreu zhytje dhe arriti të dalë në sipërfaqe të detit dhe ka bërë thirrje për ndihmë. Grupi me të cilin ishte i...