Përse disa njerëz dobësohen edhe pse hanë shumë dhe nuk bëjnë sport?

Përse disa njerëz dobësohen edhe pse hanë shumë dhe nuk bëjnë sport?

Ka njerëz atje që hanë atë që duan dhe sa duan dhe që kurrë nuk lëvizin as gishtin për të bërë ndonjë aktivitet fizik dhe dobësohen lehtësisht. Këta janë njerëzit që 'urrej' më shumë, ndërkohë që unë shëndoshem me një gllënjkë ujë. Shkenca ka përgjigjen: Një studim që u botua së fundmi në "The American Journal of Clinical Nutrition" ka vendosur të zbulojë sekretin e njerëzve që janë në super formë fizike edhe pse nuk bëjnë asgjë për këtë. Fatkeqësisht, nuk është diçka që mund ta bëjnë të gjithë, por një dhuratë e natyrës: duket se qelizat e tyre yndyrore janë më efikase se tonat. Pra, është diçka gjenetike! Hulumtimi u krye në 30 vullnetarë, burra dhe gra, me një indeks të masës trupore të...