Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
6 në pranga, 2 në kërkim, goditet grupi i skemave piramidale online (Emrat)
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin e koduar “XUEX”, një hetim disa mujor që çoi në goditjen e një rrjeti të organizuar mashtrimi përmes skemave piramidale online. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, zyrtarët e lartë të Policisë dhe Prokurorisë thanë se në total janë arrestuar 6 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimet zbuluan se rrjeti funksiononte përmes platformave të rreme investimi, ku qytetarëve u premtohej fitim i sigurt dhe i menjëhershëm në këmbim të investimeve me kriptomonedha si USDT dhe TRON. Skema kishte strukturë klasike piramidale: investitorët duhet të sillnin të paktën 5 persona të tjerë për të përfituar më shumë. Sipas zëdhënësve të Policisë, grupi përdorte grupe të...