Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qindra shqiptarë protestojnë sot në Hagë, Rama publikon pamjet: Drejtësi pra drejtësi, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij sociale një foto nga protesta e sotme në Hagë, ku qindra shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-liderët e UÇK. “Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”, shkruan Rama. Qindra shqiptarë u mblodhën sot në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të mbajtur një tubim në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, arrestuar pesë vite më parë. Qyteti holandez është veshur kuqezi, siç raporton dhe i dërguari i Top Channel Muhamed Veliu, teksa protestuesit kanë dhënë mesazhet e tyre në formë paqësore, përmes pankartave që mbajnë në duar si: “Lironi çlirimtarët,...