Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kakavijë, i riu kapet me kokainë dhe kanabis
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 24 vjeç, banues në Çermë Sektor, Divjakë, pasi ditën e djeshme, në PKK Kakavijë, në hyrje, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 celular dhe një shumë parash. Gjithashtu rezulton se ky shtetas kishte kaluar ilegalisht kufirin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.