Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Firmat piramidale online/ Zbardhet identiteti i të shpallurve në kërkim, janë burrë e grua
Personat që shihni në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e sotme nga autoritetet. Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35 vjeç, janë shpallur në kërkim ndërsa Brunilda Ndini 38 vjeçe, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut. Të arrestuarit janë personat që rekrutonin dhe bindnin qytetarët të investonin në platformat mashtruese online Xuex. Ndërsa organizatorët janë ende nën hetim. Personat e tjerë të arrestuar janë Arbër Çela 38, Emanuel Taullau 21 vjeç, Flavio Mukaj 23 vjeç, Marius Kodra 28 vjeç dhe Brunilda Ndini 38 vjeçe. Operacioni u zhvillua në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Shuma të konsiderueshme parash janë sekuestruar nga...