Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Liverpool fiton në frymën e fundit ndaj Burnley, falë një penalltie (video)
Në Premier League nuk ka rëndësi sa shpenzon, aty çdo ekip është i barabartë ndaj tjetrit dhe ndonjëherë shifrat e harxhuara në merkato, nuk të japin rendiment në fushë. Sigurisht që është shumë herët për ta thënë këtë gjë për Liverpool, por ekipi i Arne Slot po vuan shumë në transfertat këtë sezon, pavarësisht përforcimeve të bujshme që bëri në verë. Liverpool fitoi 0-1 në transfertë ndaj Burnley, falë një penalltie në minutat shtesë. Blerja rekord e Liverpool dhe gjithë historisë se Premier League, Alexander Isak, nuk ishte grumbulluar për këtë sfidë. Burnley e drejtuar nga Scott Parker “parkoi autobuzin” sot dhe nuk ia la shumë hapësira Liverpool. Vendasit luajtën me 10 lojtarë në minutat e fundit, pasi Lesley Ugochukwu mori kartonin e dytë të...