2500 euro për policinë/ Protestuesit ironizojnë premtimin e Ramës, mbulojnë efektivët me kartëmonedha false

2500 euro për policinë/ Protestuesit ironizojnë premtimin e Ramës, mbulojnë efektivët me kartëmonedha false

Një aksion simbolik dhe me doza ironie është zhvilluar pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, në ditën e shtatë të revoltës popullore. Një grup protestuesish i është afruar kordonit të çeliktë të forcave të policisë duke hedhur drejt efektivëve një lumë kartëmonedhash të rreme. Kjo lëvizje vjen si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe e ndërtuar mbi sarkazëm ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili premtoi një shpërblim prej 2500 eurosh për uniformat blu që do të përballen në front me protestuesit.