25 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 aktive

25 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 aktive

25 vatra zjarri janë evidentuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se nga këto vatra, vetëm 1 ka mbetur aktive, ndërsa 24 të tjerat janë shuar. 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale u angazhuan për shuarjen e flakëve të zjarrit. Ministria sqaron se vatra e cila vijon të jetë aktive në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, nisi fillimisht nga një shkarkesë rrufeje. Zjarre të shuar: Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale; Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar; Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca; Në fshatin Daullas, bashkia...