Veliaj, i vetëm përballë… shkarkimit/ Kryebashkiaku mund ta kundërshtojë në Kushtetuese

Veliaj, i vetëm përballë… shkarkimit/ Kryebashkiaku mund ta kundërshtojë në Kushtetuese

Nga qeveria e re tek zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Java e re është vendimtarja për politikën shqiptare. Zhvillimi më i rëndësishëm, fati i ri i kryeqytetit. Durimi u sos, Veliaj nga burgu nuk e jep dorëheqjen ndonëse ka 8 muaj i izoluar, por një ditë pasi SPAK çoi dosjen e tij për gjykim, kryeministri Rama kërkon shkarkimin, paralel edhe pasardhësen, Ogerta Manastirliun. Topi tashmë është në fushën e këshillit bashkiak. Nuk priten kundërshtime, pasi më në fund si socialistët dhe demokratët bien dakord se Veliaj duhet të shkarkohet menjëherë. Sipas nenit 62 të ligjit për vetëqeverisje vendore, një kryebashkiak nëse nuk paraqitet 3 muaj në detyrën, propozohet për shkarkim nga keshilli bashkiak. Veliaj në këtë rast ka mbetur i vetëm, dhe nuk...