Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama ‘shpërthen’ ndaj britanikëve: Farage flet marrëzira, shqiptarët u përdorën si vegël për Brexit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të liderit të partisë Reform UK, Nigel Farage, në Britaninë e Madhe, duke i cilësuar si të pavërteta dhe fyese. Në një intervistë për radion britanike Times Radio, Rama e quajti “marrëzi” pretendimin e Farage se “1 në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg”. Ndërkohë që deklarata të tilla nga politikanë britanikë që lidhen me emigrancionin, Kryeministri Edi Rama i konsideroi populizma si pjesë e një fushate më të gjerë dhe që ndikuan në referendumin për daljen e Britanisë nga BE, proces që njihet si Brexit. “Nuk ka një numër të lartë të shqiptarëve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar që të veçohen nga totali i të burgosurve apo nga shtetasit e vendeve...