Mërgata shqiptare ‘pushton’ Hagën: Ta quash UÇK-në kriminale është ofendim për NATO-n

Mërgata shqiptare ‘pushton’ Hagën: Ta quash UÇK-në kriminale është ofendim për NATO-n

Mërgata shqiptare ka mbajtur protestë masive në Hagë, qytetin holandez ku e ka selinë Gjykata Speciale. Shqiptarë nga e gjithë bota kanë kërkuar drejtësi dhe lirim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dërguar mesazhe edhe përmes parullave në gjuhën angleze. Me flamuj kuq e zi e duke brohoritur njëzëri “UÇK”, ata kanë “pushtuar” Hagën, ku mes tjerash u tha se “Ta quash UÇK-në organizatë kriminale është ofendim i madh për NATO-n”. Protesta e sotme është organizuar nga mërgata shqiptare në mbështetje e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, që ishte njëri nga folësit në protestën për drejtësi qe po mbahet në Hagë kujtoi kohën kur kishte biseduar me Hashim Thaçin për...