Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Radio gjermane DW: Në Hagë kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. NATO e përdori UÇK!
-Botuar në radion shtetrore gjermane DW- Në Hagë të Holandës të dielën mijëra shqiptarë nga diaspora, por edhe nga Kosova, protestuan duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta e 14 shtatorit u thirr nga mërgata shqiptare dhe u mbështet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK). “Ta quash UÇK-në organizatë kriminale është ofendim i madh për NATO-n” Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, që kishte shërbyer në Kosovë në kohën kur u themelua Specialja, tha se atëbotë ishte udhëzuar nga Qeveria e tij të bënte presion që të themelohej kjo gjykatë. Bosch u tha protestuesve se nuk i pëlqente kjo ide “sepse më dukej e pakuptimtë që serbët të mos gjykoheshin nga kjo gjykatë, por e bëra punën time”....