“Nuk bëjmë alibi për mungesat”, Gvozdenoviç e pranon tek Elbasani: Dinamo si “mace e zezë”

“Nuk bëjmë alibi për mungesat”, Gvozdenoviç e pranon tek Elbasani: Dinamo si “mace e zezë”

Skuadra e Elbasanit ësh të në prag të një tjetër sfide të rëndësishme në Superiore, teksa këtë të diel do të përballet me Dinamon, një kundërshtar që shpesh është parë si “mace e zezë” për verdheblutë. Para ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka dalë para mediave, duke ndarë gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë e tij për takimin. Në fjalën e tij, tekniku serb u shfaq i qetë dhe realist, duke pranuar se skuadra ka disa dilema në formacion për shkak të dëmtimeve, por theksoi se besimi tek grupi mbetet i palëkundur: “Deri tani jemi në rregull, ku shumicën e lojtarëve e kam gati. Janë me pikëpyetje dy prej tyre, por do të vendosim sesi do të shkojnë gjërat para ndeshjes. Edhe ndaj Egnatias patëm mungesa, kjo...