Arsenal merr këshillën e vyer për Gyokeres: Po e bëtë këtë gjë, ai do jetë i pandalshëm

Arsenal merr këshillën e vyer për Gyokeres: Po e bëtë këtë gjë, ai do jetë i pandalshëm

14 Shtator 2025 16:05 Telesport Në 4 ndeshjet e tij të para me Arsenal në Premier League, Viktor Gyokeres ka shënuar 3 gola. Pritshmëritë për suedezin janë të mëdha për këtë sezon, megjithatë Arsenal duhet t’i vijë atij në ndihmë për të qenë sa më produktiv para portës kundërshtare. Golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League, Alan Shearer, i ka dhënë së fundmi një këshillë të vyer Arsenal-it, për ta bërë Gyokeres të pandalshëm sipas tij. “Unë mendoj se për të nxjerrë më të mirën prej tij, Gyokeres ka nevojë për topa të hershëm në zonë. Këtë gjë e pamë edhe në ndeshjen ndaj Nottingham Forest. Në pjesën e dytë, kur ai mori dy topa të hershëm në zonë, njërin prej tyre e...