Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përplasje dy mjete turistike në Kakome, tre turistë të lënduar
Një incident i rëndë në det ka ndodhur këtë të diel, rreth orës 13:10, në gjirin e Kakomesë, ku dy mjete lundruese turistike janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar tre shtetas të huaj të cilët janë identifikuar si: Charlotte Ann Richards, shtetase australiane; Alit El Haj Sofian, shtetas francez dhe Bionde Catherine, shtetase italiane. Të lënduarit u dërguan në Spitalin Rajonal Sarandë për ndihmën e nevojshme shëndetësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Operacioni i shpëtimit u koordinua dhe u realizua në kohë reale nga: Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), Policia Kufitare Sarandë. Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit falënderon të gjitha strukturat që kontribuan në shpëtimin e qytetarëve, veçanërisht Policinë Kufitare Sarandë dhe Urgjencën Kombëtare,...