Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spektakli mbi Vatikan, 3 mijë dronë formuan portretin e Papa Françesku!
Një koncert madhështor me mijëra njerëz që u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë po bën xhiron e rrjetit. Një spektakël dronësh që formoi edhe fytyrën e të ndjerit Papa Françesku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Hera e fundit që mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin Shën Pjetri ishte për të parë tymin e bardhë në shpalljen e Papës së ri, Leoni XIV. Mbrëmja e së shtunës dhuroi spektakël për të pranishmit dhe jo vetëm. E gjitha është zhvilluar sigurisht me lejen e Selisë së Shenjtë me rastin e vitit jubilar të Kishës Katolike. Koncerti u drejtua nga tenori i njohur Italian Andrea Bocelli dhe këngëtari amerikan Pharrell Williams. Ndërsa kori “Voices of Fire” solli frymën e muzikës Gospel, John Legend këndoi...