Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë. Sipas informacioneve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe po përgatitet transportimi urgjent me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore. Ambasadori Shukrov, ishte duke vrapuar kur nuk u ndje mirë. Ai ndodhej për një pushim fundjave në Voskopojë, së bashku me bashkëshorten e tij.