Donald Trump do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme

Donald Trump do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojë një vizitë të dytë shtetërore të në Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme. Sipas BBC, ai do të pritet me një ceremoni spektakolare mbretërore. Trump, i cili do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Melania, u prit nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II në qershor 2019. Çfarë është një vizitë shtetërore? Një vizitë shtetërore është një udhëtim zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar nga kreu i një shteti. Ato zakonisht organizohen me ftesë të monarkut, duke vepruar sipas këshillës së qeverisë. Tradicionalisht, presidentët amerikanë që janë në mandatin e dytë, si Trump, nuk ftohen për një vizitë shtetërore. Në vend të kësaj, ata ftohen për çaj ose drekë me monarkun, siç ka ndodhur me ish-presidentët Barack Obama dhe...