Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
UNMIK-u për mbylljen e zyrave paralele në veri: Çështjet e pazgjidhura të adresohen në dialog
UNMIK-u ka shprehur shqetësimin për mbylljen e zyrave të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale në Mitrovicë, të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. Në një postim në Facebook, UNMIK ka bërë thirrje që të gjitha çështjet e pazgjidhura të adresohen në mënyrë konstruktive përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. “UNMIK është i shqetësuar për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia në veri të Kosovës, duke përfshirë Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës. Për më tepër, shumë në komunitetet jo-shumicë, duke përfshirë edhe serbët e Kosovës, vazhdojnë të përballen me sfida në marrjen e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe lejeve të vlefshme të qëndrimit, të cilat mund të pengojnë aftësinë...