PDK çel fushatën me apel për lirinë e Thaçit/ Krasniqi: Presim drejtësi në Hagë për çlirimtarët

PDK çel fushatën me apel për lirinë e Thaçit/ Krasniqi: Presim drejtësi në Hagë për çlirimtarët

Nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se pret që edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dalin fitues nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tyre në Hagë. Krasniqi shprehu besimin se çlirimtarët do të kthehen së shpejti të lirë në Kosovë. Kujtomë se sot në Hagë mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë. Organizatore e protestës është diaspora, e mbështetur nga organizata të dala nga lufta.