Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ambasadori ukrainas pëson infarkt gjatë qëndrimit në Voskopojë, niset me urgjencë drejt Tiranës
Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, pëson infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, niset me urgjencë në spitalin e Korçës. Sipas informacioneve gjendja e tij është stabël, por për mjekim më të specializuar do të niset drejt Tiranës. Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka patur takim pune në qarkun e Korçës, por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik. Prej vitit 2020, Shkurov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në vendin tonë. Top Channel