Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: “Liria ka emër”, tubim në Hagë, shqiptarët nga diaspora protestojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Hagë, 14 Shtator 2025 — Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video ku përcillet atmosfera e ngrohtë dhe e vendosur e shqiptarëve të mbledhur sot në Hagë, në një protestë të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara. Tubimi, që pritet të nisë në orën 14:00, ka mbledhur shqiptarë nga Amerika, vende të ndryshme të Evropës dhe Kosovë, të cilët kanë udhëtuar drejt Holandës për të shprehur solidaritetin e tyre. Për arsye sigurie, protesta nuk do të zhvillohet para ndërtesës së Gjykatës Speciale, por në afërsi të saj. Protestuesit, mes tyre ish-luftëtarë dhe qytetarë të diasporës, kanë përgatitur pankarta me mesazhe në gjuhën angleze, të drejtuara...