Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë, në gjendje të rëndë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë, në gjendje të rëndë

Ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shukrov, pëson infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë, niset me urgjencë në spitalin e Korçës. Sipas informacioneve gjendja e tij është stabël por për mjekim më të specializuar do të niset drejt Tiranës. Burime nga policia bëjnë të ditur se ambasadori nuk ka patur takim pune në qarkun e Korçës por ka qenë me bashkëshorten e tij në Voskopojë për të vizituar fshatin turistik.