Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Rama 4”, Vullnet Sinaj: Një nga qeveritë më të mira
Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës dhe formimit të qeverisë së re “Rama 4”. Gjatë një prononcimi nga aktiviteti “Epopeja e Drashovicës” në Vlorë, deputeti Sinaj e cilësoi dorëheqjen e Dredhës si një akt qytetarie. Sa i përket kabinetit të ri qeveritar, deputeti Sinaj e cilësoi qeverinë “Rama 4” si një ndër më të mirat, me përgjegjësi të madhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Sa i përket ministrave, është një nga qeveritë më të mira. Mendoj që qeveria Rama 4 ka përgjegjësi të mëdha, sidomos në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Është qeveri e përzgjedhur me elementë shumë të mirë, të përkushtuar për...