Piramidat online/ Zbardhet skema, si funksiononte rrjeti i mashtrimit i shtrirë në disa qytete

Piramidat online/ Zbardhet skema, si funksiononte rrjeti i mashtrimit i shtrirë në disa qytete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit dhe strukturat e tjera vendore, finalizoi operacionin e koduar “XUEX”, i zhvilluar në disa qytete të vendit, për goditjen e një skeme të dyshuar piramidale me mashtrime financiare përmes platformave online dhe përdorimit të kriptomonedhave. Pas një hetimi disa mujor, u ushtruan 83 kontrolle në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Gjatë hetimit u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”. Sipas hetimeve, skema mashtruese funksiononte përmes rrjeteve sociale dhe aplikacioneve si Telegram, ku qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë nëpërmjet investimeve në kriptomonedha si USDT dhe TRON. Pjesëmarrësit udhëzoheshin të rekrutonin persona të tjerë për të përfituar më shumë. Gjatë...