XUEX, mijëra euro, dollarë, lekë e../ Ja çfarë u zbulua në operacionin kundër skemave piramidale online? (Detajet)

XUEX, mijëra euro, dollarë, lekë e../ Ja çfarë u zbulua në operacionin kundër skemave piramidale online? (Detajet)

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit zhvilluan operacionin e koduar “XUEX”, duke goditur një rrjet mashtrues që funksiononte përmes platformave online dhe kriptomonedhave. Pas hetimeve disa mujore, u ushtruan 83 kontrolle në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh. Në pranga ranë 6 persona, mes tyre banorë të Lushnjës, Tiranës dhe Divjakës, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Skema mashtruese funksiononte mbi modelin piramidal, ku qytetarëve u premtoheshin fitime të shpejta në këmbim të sjelljes së anëtarëve të rinj dhe investimeve në kriptomonedha. Gjatë operacionit u sekuestruan 50 celularë, 11 kompjuterë, 1 automjet, rreth 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë, 340 franga dhe 6 llogari kriptomonedhash. Policia dhe Prokuroria theksuan se hetimet vazhdojnë për të identifikuar organizatorët kryesorë dhe bënë thirrje...