Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Miliona euro të humbura- Firmat piramidale online, Policia ‘zbarkon’ në Divjakë e Lushnjë, 6 të arrestuar, 2 në kërkim
LUSHNJE- Policia e shtetit ka zhvilluar një operacion në lidhje me firmat piramidale online TXEX dhe XEUX, të raportuara më herët nga ZËRI, ku janë mashtruar mijëra qytetarë. Operacioni është shtrirë konkretisht në Lushnjë e Divjakë, dy qytetet me numrin më të lartë të përdoruesve. Paraprakisht bëhet me dije se nga aksioni i zhvilluar janë arrestuar 6 persona. ZËRI mësoi se skema është aq masive në Lushnje, ku ishte hapur edhe një lokal që mban si logo emrin e lojës dhe afrohen fermerët për të bërë blerjet në skemën piramidale. Policia tashmë ka goditur bazën, ku raportohet të jenë sekuestruar edhe një shumë parash. Disa javë më parë, një denoncim i mbërritur në redaksinë e ZËRI na vuri nën alert për një skemë e cila sipas denoncuesit anonim...